
Këshilli Studentor
Këshilli Studentor i TBU është një organizim i pavarur që zgjidhet në mënyrë demokratike çdo 2 vjet nga studentët e Tirana Business University College, me qëllim dhe përgjegjësinë për të shprehur hapur mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm, që lidhen me veprimtarinë mësimore – shkencore të universitetit si planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtarinë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve dhe zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike dhe sportive.
Kryetari: Eugesta Jazi
Anëtarët:
Florian Zavalani
Jetnor Cani
Tea Sulo
Stela Zelka
Kasandra Cullhaj
Kimberli Kadriu
TBU Alumni

Klubet Studentore
Në TBU operojnë disa klube studentore / klube sociale të cilat kanë qëllim gjallërimin e jetës së studentit për fusha a çështje në interes të tyre personal dhe/ose profesional.

Klubi i Debatit
Klubi i Debatit është krijuar e funksion në TBU si program i fuqizuar nga Junior Achievement of Albania në bashkëpunim me AADF. Qëllimi i këtij klubi është të kontribuojë tek studentët e TBU në përmirësimin e aftësive për të menduar në mënyrë kritike,

Klubi i Karrierës
Klubi i Karrierës i dedikohet studentëve e të diplomuarëve dhe ka si qëllim fuqizimin e tyre për të arritur sukses personal dhe profesional. Qëllimi i këtij klubi është të shërbejë si platformë informimi, edukimi, këshillimi, promovimi dhe rrjetëzimi i studentëve.

Klubi i Sipërmarrjes
Klubi i Sipërmarrjes ka si qëllim të informojë e frymëzojë studentët të konceptojnë ide inovative, të ndërmarrin iniciativa biznesi dhe t’i menaxhojnë me sukses ato duke shkëmbyer së bashku njohuri, përvojë dhe kontakte të dobishme.

Klubi i Sportit
Klubi i Sportit koncepton, planifikon dhe organizon aktivitete të ndryshme të natyrës sportive (futboll, volejboll, hiking, etj) në interes të studentëve.

Klubi i Bamirësisë
Klubi i Bamirësisë angazhohet të ndërmjetësojë nxitjen e komunikimit dhe bashkëpunimit të studentëve për të kontribuar me vullnetarizëm kur vlerësohet e nevojshme.

Klubi i Artit
Klubi i Artit inkurajon studentët e apasionuar pas artit për organizimin dhe përfshirjen e tyre në aktivitete social-kulturore si shfaqje teatrale, ekspozita pikture, evente muzikore, etj.
Biblioteka
Kliko mbi titullin për të pasur akses tek bibloteka online.
Në TBU, burimi primar bibliotekar është EBSCO online, një nga libraritë elektronike me të pasura e të perditesuara ku studentët mund të lexojnë dhe shkarkojnë libra, revista, raste studimore dhe publikime të ndryshme.
Biblioteka
Vendi ideal për të zgjeruar njohuritë dhe dijet tuaja! Me librat më të rëndësishëm dhe aktualë të autorëve shqiptarë dhe të huaj, që studentët mund të lexojnë dhe të mbështeten për formimin sa më të plotë teorik. Përgjegjëse e Bibliotekës është Anjeza Masha. E-mail: anjeza.masha@tbu.edu.al
Aktivitete
Aktivitete sociale dhe kulturore





"Në TBU gjeta veten jo vetëm profesionalisht por edhe personalisht. Modeli më i përshtatshëm akademik dhe ambjenti i ngrohtë social shkrihen në një. Ndërthurja për çdo vit akademik e njohurive teorike dhe aftësimit praktik e bëjnë TBU-në unike dhe zgjedhjen e duhur për çdo maturant apo student që kërkon të trokasë në dyert e suksesit."

"Sipas përkufizimit modern për karrierën thuhet që ajo fillon që në shkollën e lartë. Nëse zgjedhim një shkollë të mirë në fakt kemi përcaktuar edhe drejtimin e karrierës sonë profesionale. TBU, sepse është zgjedhja e duhur për karrierën e duhur!" Orges Deda, Master
i Shkencave në Administrim Biznesi

"Gjithnjë kam besuar se e ardhmja për një person është rezultat i zgjedhjeve si dhe përkushtimit për të realizuar ëndrrat e tij. Jam krenare që zgjedhja ime ka qenë #TBU. Suksesi arrihet më lehtë kur je pjesë e kësaj familjeje!"

"Studimet në TBU më motivojnë që të veproj më mirë, të drejtoj më mirë, të sjell pozitivitet dhe të jem mendjehapur kudo që shkoj. TBU është udhërrëfyesi im në profesion dhe në jetë!" - Majlinda Sheshi, Bachelor në E Drejtë Biznesi
Zyra e Karrierës/Punësimit
Tirana Business University Colloge (TBU) ka si përparësi punësueshmërinë e studentëve, duke krijuar mundësi të praktikave profesionale në kompani të ndryshme dhe institucione publike me qëllim që studentët të përfitojnë përvojë dhe të rrisin përspektivat e pozicionimit në punë.
Zyra e Karrierës dhe Punësimit në TBU ka në fokus i) formimin praktik të studentëve dhe parapërgatitjen e tyre për hyrje të suksesshme në tregun e punës dhe ii) orientimin në karrierë dhe këshillimin e vazhdueshëm të studentëve për drejtimin e duhur apo për të ndërmarrë zgjedhje strategjike në karrierën e tyre.
Funksionet kryesore të zyrës përfshijnë ndërveprim të drejtëpërdrejtë me studentët për të i) inkurajuar procesin e njohjes me studentin dhe njohjes së studentit me vetveten, ii) lejuar ndërgjegjësimin e studentëve për preferencat e tyre individuale si dhe mundësitë e disponueshme në treg, iii) njohur studentët me pritshmëritë, kërkesat dhe standartet e tregut, iv) përgatitur studentët për prezantimin e parë me punëdhënësin (CV, letër prezantuese, intervistë, etj.), v) identifikuar së bashku më studentët alternativa në karrierë si dhe për të ndërtuar së bashku planifikimin e karrierës.
Klikoni (këtu) për tu informuar mbi disa të dhëna të punësimit real të studentëve të TBU në vitet akademike 2013-2014 deri në 2019-2020.