Programe
Bachelor
Programet Bachelor përmbyllen me marrjen e të paktën e 180 krediteve nga studenti.
Procesi mësimor kryhet me kohë të plotë 5 ditë në javë. Mësimi ofrohet në dy orare mësimore, paradite dhe mbasdite, në mbështetje të angazhimit në punë apo praktikë të studentit.
Ndërsa në vitin e parë dhe të dytë Bachelor në Administrim Biznesi programi është i përbashkët, dhe studenti merr dije të gjera mbi administrimin në vitin e tretë studenti ka mundësi të profilizohet në: Menaxhim, Financë & Kontabilitet ose Marketing.
Për shkak të kërkesave të ligjit, programi i studimeve të ciklit të parë “Bachelor në E Drejtë Biznesi”, 180 kredite/3 vite akademike, është riorganizuar në program të integruar të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, 300 kredite/5 vite akademike. Riorganizimi është miratuar me urdhërin e MASR, nr. 216, dt. 3.7.2020.
Në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit ofrohen programet e mëposhtme:
- Bachelor në Informatikë Ekonomike, 180 kredite
- Bachelor në Inxhinieri Software, 180 kredite
- Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike, 180 kredite
SHËNIM: Klikoni në secilin emërtim të programeve më sipër për tu njohur me rregulloren përkatëse të studimit ku jepet informacion mbi natyrën e programit, strukturën lëndore, sistemin e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e pranimit, si dhe afatin e studimeve.
Tarifa & Bursa Studimi
Tarifa e studimit në TBU, për regjistrimet në vitin akademik 2023-2024, përcaktohet rast për rast bazuar në notën mesatare, kushtet ekonomike dhe arritjet e kandidatit.