TBU Press

Ke menduar ndonjëherë çfarë do nga universiteti në të cilin do të studiosh?
Si do të jetë e ardhmja jote? Cilat janë mundësitë e tua të punësimit dhe karrierës? Tirana Business University është përgjigja për gjithçka ti kërkon! Me 10 breza suksesi, mbi 150 partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë, 86% të studentëve të saj të punësuar dhe me aksioner kryesor Grupin BALFIN, Tirana Business University është mbështetësi yt më i madh drejt rrugës së suksesit!
30 Sep, 2023

TBU publikon listat e renditjes me pikë të aplikantëve të Raundit 1 Bachelor
Përshëndetje aplikantë/kandidatë të Raundit të parë Bachelor në TBU, Pas vlerësimit të rezultateve individuale sipas mesatares së notave të shkollës së mesme, intervistave të kryera në shkollë, po shpallim listat e radhitura me pikë për programet Bachelor në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në programin Informatikë Ekonomike (50 kuota), Inxhinieri Software (25 kuota), Inxhinieri Kompjuterike (25 kuota) dhe në Fakultetin e Biznesit dhe Drejtësisë me profilet në Programin Administrim Biznesi (30 kuota për profilin Menaxhim, 25 kuota për profilin Marketing dhe 25 kuota për profilin Kontabilitet – Financë) dhe për Programin e Integruar në Drejtësi (15 kuota). Si çdo vit, për shkollat private nuk ka zhvendoseje dy ditore të vijës kualifikues. Për rrjedhojë çdo kandidat në listë quhet i kualifikuar dhe regjistrohet sipas ditës dhe orës së ardhjes për regjistrim. Në linkun e mëposhtëm mund gjeni renditjen tuaj: Administrim Biznesi, me profil Menaxhim Administrim Biznesi, me profil Kontabilitet – Financë Administrim Biznesi, me profil Marketing Programi i Integruar Studimi në Drejtësi Informatikë Ekonomike Inxhinieri Software Inxhinieri Kompjuterike Kandidatët që kanë vendosur të regjistrohen në TBU janë të mirëpritur për regjistrim çdo ditë në datat 29 gusht deri 11 shtator 2023 në orarin 10.00 - 14.00 ndërsa të shtunën e të dielën e kësaj periudhe në orarin 10.00 - 12.00. Kandidatët që ndonëse kanë kryer intervistat/takimet në TBU kanë ende nevojë për informim e sqarim përpara se të vendosin për regjistrim, por edhe ata që nuk kanë kryer ende intervistat/takimin në TBU janë të mirëpritur të vijnë për t'u informuar e sqaruar me drejtuesit e TBU çdo ditë në periudhën 28 gusht - 11 shtator (përjashtuar të shtunë e të dielë) në orarin 10.00-13.00. Për takime të këtij qëllimi plotësoni linkun vijues bit.ly/intervista-23. Ritheksojmë se TBU kombinon mësimin në shkollë me angazhimin në punë, që në ditët e para të vitit të parë, drejt nisjes dhe zhvillimit të karrierës profesionale. TBU përzgjedh cilësinë dhe vlerëson meritokracinë, ndaj dhe kuotat janë të limituara, mundëson trajtim të personalizuar, informacion dhe ndërmjetësim për punësim, tarifa dhe bursa studimi bazuar në rezultatet mësimore, arritjeve apo me problemet ekonomike e sociale të studentit. Ju nxisim të regjistroheni në programet/profilet tona ose të na takoni në TBU për informim të mëtejshëm.
25 Aug, 2023

86% e studentëve që mbarojnë studimet në Tirana Business University, sukses në tregun e punës
Grupi BALFIN e ka konsoliduar rolin e tij në sistemin universitar shqiptar, duke marrë tashmë drejtimin e Tirana Business University. Grupi i themeluar nga Samir Mane, që në fakt është një konglomerat ndërkombëtar biznesesh, dhe punëson mijëra njerëz, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, vende të tjera të Rajonit por edhe në Evropën Qendrore, si në Austri, Zvicër e kështu me radhë, tashmë do të jetë një urë direkte lidhëse mes studimeve dhe tregut të punës për studentët, nëpërmjet Tirana Business University. Altin Sholla, administratori i këtij Universiteti, ishte i ftuar sot në emisionin “Wake Up”, në Top Channel. “Tirana Business University bën të mundur që studentët që në vitin e tretë të studimeve Bachelor të jenë më shumë se 85 % e tyre të punësuar në profil. Gjithmonë ne flasim për cilësinë në arsimin e lartë, por cilësia më e mirë është që studenti të përthithë nga tregu i punës dhe të gjejë veten në tregun e punës në një të ardhme shumë të shpejtë” – u shpreh ai. Sholla shpjegoi se si e mundëson TBU këtë: “Tirana Business University është një universitet i dedikuar kundrejt biznesit dhe teknologjisë. Faktikisht Fakultetin e Teknologjisë së Infomracionit e kemi hapur këtë vit. Kemi bërë një hibrid midis biznesit dhe teknologjisë së informacionit me dy Fakultete kryesore. Biznesi pa Drejtësi nuk mund të shkojë, kështu që kemi interguar dhe Drejtësinë në Fakultetin e Biznesit dhe Drejtësisë. Risia e këtij viti akademik është hapja e Fakultetit te TI, është një kërkesë e shumë nxënësve dhe shumë maturantëve, të cilet duan të zhvillohen në këtë degë. Ne kemi bërë një përzgjedhje të programeve që ofrojmë me qëllim që studentët apo gjimnazistët, nesër të gjejnë veten në mënyrën më të mirë të mundshmë në tregun e punës. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme, ne nuk duam që të kemi vetëm njerëz akademik, po këta njerëz që mbarojnë studimet të përthithen nga tregu I punës jenë të suksesshëm aty ku do punojnë. I pyetur se cilat degë preferojnë më shumë studentët, Sholla tha: “Dega e Administrim Biznesit vazhdon të jetë një degë shumë e kërkuar, kjo vjen edhe nga tregu kuptohet. Por dhe Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit me degën e Informatikës Ekonomike, Inxhinieri Software, Inxhinieri Kompjuterike është shumë e kërkuar”. Tirana Business University, përveç programeve Bachelor dhe Master, do të ketë shumë shpejt dhe programin Master Executive, i cili do jetë për të gjithë ata ekzekutivë të rinj që duan të dalin në tregun e punës. Bursat dhe çmimet janë një faktor shumë i rëndësishëm për Universitetin. Është vendosur që të mbajmë një çmim mjaft i mirë për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen, ndërkohë që do të ofrohen bursa për fashën e mesatares mbi 9, duke filluar nga bursa të plota 100%. “Ne vlerësojmë meritrokracinë dhe ata nxënës që kanë merita dhe rezultate shumë të mira janë të mirëpritur të marrin atë çmim që ata meritojnë” – e mbylli drejtuesi i TBU bashkëbisedimin.
25 Jul , 2023

Studentët e Tirana Business University takohen me drejtuesit e Grupit BALFIN
U zhvillua në Tiranë një takim prezantues ndërmjet drejtuesve, studentëve, alumnëve dhe pedagogëve të Tirana Business University, me drejtuesit e Grupit BALFIN, ku i pranishëm ishte edhe themeluesi dhe Presidenti i këtij Grupi, Samir Mane. Mane shprehu kënaqësinë e tij, që 85% e studentëve të Universitetit, punësohen gjatë apo pas studimeve të tyre në shoqëritë e Grupit BALFIN dhe jo vetëm, si një dëshmi e urës së fortë lidhesë të botës akademike me atë të biznesit. “Jam i sigurt që me drejtimin e ri, Universiteti do vazhdojë të rritet edhe me tepër. Ajo që ne të gjithë kemi arriutr është punësimi. Me shifrat që kemi, ku 85% e studentëve punësohenh që përpara diplomimit, mund të jetë një shifër rekord në Evropë” – u shpreh Mane. Artan Hoxha, aksioner dhe ish-drejtues i Universitetit, e përshëndeti rolin që BALFIN Group ka patur që prej vitit 2014 në këtë Universitet, me investimet e tij dhe mundësitë e shumta për praktika profesionale dhe mundësi punësimi që i ka dhënë studentëve. “Tashmë prej 9 vitesh të bashkëpunimit të TBU me BALFIN, kemi arritur disa rezultate shumë domethënëse. Thelbi i TBU këto vite, ka qenë që ne kemi arritur të jemi një shkollë, ku qendra e gravitetit është studenti.” – theksoi Hoxha. Drejtuesi i ri i Universitetit, Altin Sholla, e vuri theksin tek risitë dhe benefitet që do të ofrojë Tirana Business University, tashmë që do të drejtohet nga Grupi BALFIN. “Pikë shumë e rëndësishme për Tirana Business Univeristy është ndërkombëtarizimi. Do ta kthejmë në një universitet elitë në Shqipëri, programet tona të reja do t’i japin një hov të madhe cilësor dhe do ta shtyjnë të shkojë më lart TBU” – Tha Sholla. Edhe studentët e pranishëm treguan përvojën e tyrë në këtë universitet që ka kulmuar me punësim, që gjatë apo pas studimeve të tyre. Grupi BALFIN ka marrë këtë vit paketën kontrolluese të Tirana Business University, dhe pritet që për studentët apo gjimnazistët që do regjistrohen këtë vit dhe në vijim në fakultetet e këtij Universiteti, në degë si menaxhim biznesi, drejtësi. Apo Teknologji e Informacionit, mundësitë për aftësim profesional dhe punësim, do të shtohen.
26 Jul , 2023
Tarifa & Bursa Studimi
Tarifa e studimit në TBU, për regjistrimet në vitin akademik 2023-2024, përcaktohet rast për rast bazuar në notën mesatare, kushtet ekonomike dhe arritjet e kandidatit.